Telegrafi

Karaxhovski: Masat e reja janë të drejta dhe në kohë, të ndalohen grumbullimi për Vitin e Ri

Gjatë konferencës për shtyp kushtuar prezantimit të masave të reja kufizuese, kryetari i Komisionit për Sëmundjet Infektive, Zharko Karaxhovski theksoi se propozimet u miratuan pas diskutimeve të mëdha dhe beson se ato janë të drejta dhe në kohë, pas dy javësh, siç tha ai, përmirësimit të gjendjes me Covid-19.

“Masat u diskutuan, duke pasur parasysh prevalencën e virusit. Lidhur me festat familjare në një objekt, ne nuk mund ta kontrollojmë se kush ku do ta festojë Vitin e Ri. Nuk është mirë të gruposh njerëzit dhe qëllimi është ta parandalojmë këtë.

Si komision, ne ishim të vetëdijshëm se për festat mund të grupoheshin njerëz, diçka si një mini dasmë, e cila më pas mund të shëndrohet në burim infektimi”, tha kryetari i Komisionit për Sëmundjet Infektive, Zharko Karaxhovski./Telegrafi/