Telegrafi

Karaxhoski: Zgjedhja e kryetarëve në Gjykatën Penale dhe të Lartë nuk varet nga formimi i qeverisë

Kryetari i Këshillit Gjyqësor në Maqedoni, Zoran Karaxhoski, sot deklaroi se formimi i qeverisë së re nuk ndikon në zgjedhjen e kryetarëve të Gjykatës Penale dhe të Lartë. Ai theksoi se pengesa e vetme në këtë proces është procedura e ankimimit pranë Gjykatës Administrative pas akuzës nga ish kryetarja Lidija Nedelkova, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Ende nuk është vendosur në rend dite pika për kryetar të kësaj gjykate por edhe në gjykata të tjera. Unë nuk mund të parashikoj a do të vendoset”, deklaroi Zoran Karaxhoski.

Ai hodhi poshtë zërat se Vlladimir Pancevski po favorizohet edhe për një mandat 4 vjecar në krye të penales./Telegrafi/