Site icon Telegrafi

Karaxhoski: Do të formohen 16 covid-spitale, do të rriten kapacitetet për testim

Kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive Zharko Karaxhoski, në një deklaratë për TV21 ka informuar për përgatitjet e sistemit shëndetësor për ditët e vjeshtës, kur edhe pritet valë e re e sëmundjes COVID-19.

Ai tha se Komisioni dhe Ministria e Shëndetësisë kanë përgatitur plan për zgjerimin e kapaciteteve spitalore në 16 qytete, me formimin e spitaleve covid, për trajtimin dhe diagnostifikimin e pacientëve me coronavirus, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kem bërë plan për formimin e 16 spitaleve, 2 Covid spitale, që nuk është diçka e ngjashme me spitalin që e kemi në Klinikën Infektive, në të cilët do të kemi kapacitete akomoduese, kapacitete për diagnostifikim dhe kapacitet për mbikëqyrje dhe përzgjedhje, me qëllim që pacienti me coronavirus të mos futet në hapësirat e Klinikës Infektive”, tha Karaxhoski.

Ai gjithashtu informoi se planifikohet rritje e kapaciteteve për testim, me kyçjen e tre institucioneve, me çka do të rritet kapaciteti ditor për testim.

“Në 11 institucionet e tanishme për diagnostifikim planifikojmë edhe tre të reja me qëllim që të kemi edhe 200 deri 300 mostra në ditë, për të rritur përqindjen e mostrave deri në 1500 në ditë dhe ndoshta deri 2000 deri në fund të vitit kalendarik”, tha Karaxhoski./Telegrafi/

Exit mobile version