Kryetari i Këshillit gjyqësor, Zoran Karaxhoski deklaroi sot se raportimet për shkarkim të shumë gjykatësve janë vetëm lajme të rrejshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai deklaroi se duhet të bëhet dallim në mes të parashtresës, apo ankesës dhe të kërkesës për shkarkim.
Karaxhoski theksoi se në Këshillin gjyqësor kanë ardhur 217 ankesa dhe parashtresa nga qytetarët për persona juridik, për punën e gjykatësve ose kryetarëve të gjykatave.
Gjithsej pesë kërkesa janë për vërtetësi të përgjegjësisë./Telegrafi/