“Në programin e Qeverisë, e cila sot do të votohet, nuk shoh zgjidhje për gjyqësorin, por ide, propozime dhe dëshira”, deklaroi kryetari i Këshilli Gjyqësor, Zoran Karaxhoski. Ai edhe një herë përsëriti qëndrimin e tij se, rizgjedhja e përgjithshme e gjykatësve nuk mund të realizohet në pajtim me ligjet ekzistuese dhe Kushtetutën. Sipas tij, rizgjedhje të përgjithshme në praktikën evropiane nuk ka, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kur do të formohet qeveria dhe të kemi ministrat e ri për drejtësi, do të bisedojmë. Por, shpifjet që bëhen kundër gjykatësve, se ata janë të politizuar dhe nuk dijnë të punojnë, janë kërcënime”, tha Karaxhoski.
Ai shtoi se një pjesë e madhe nga ajo që është nënshkruar për gjyqësorin në programin qeveritar është e zbatuar në vitin 2013./Telegrafi/