Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhoski, në konferencën e sotme, është ankuar se mediat kanë bërë presion mbi gjykatën, dhe se çfarë do lloj presioni nga ana e mediave mbi gjykatën është në kundërshtim me kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kemi tentuar ta raujmë integritetin tonë si gjykatës dhe profesionist, për shkak se bëhet tentim për denigrimin e reputacionit tonë. Apelojmë tek të gjithë që të përmbahen, gjykata në Maqedoni është e pavarur dhe nuk ka asnjë marrëdhënie në mes gjykatës dhe partisë në pushtet”, deklaroi Karaxhovski.
Gjatë konferencës pothuajse të gjithë pyetjet nga gazetarët ishin të adresuara drejt tij, këtë Karaxhioski e quajti si “joserioze” dhe se disa nga pyetjet ishin konstatime politike të gazetarëve.
Kreu i këshillit tha se janë ndjerë të kërcënuar me atë se PSP-ja ka thirrur pesë gjyqtarë nga Gjykata Administrative.
Kryetari i Këshillit gjithashtu nuk u përgjigj as në pyetjen se si mund DSK-ja të mos zbatojë urdhërat e gjykatës dhe me këtë të shkel integritetin gjyqësor./Telegrafi/