Telegrafi

Karaxhoski: Duhet respektuar dispozita ligjore për seanca jo publike të Këshillit gjyqësor

Kryetari i Këshillit gjyqësor, Zoran Karaxhoski, ka deklaruar se secili kandidat e ka pranuar vlerësimin. Kjo deklaratë vjen pas kërkesës së kandidates Lidija Nedellkova për duel publik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, nuk është shkelur kushtetuta, pasi që vlerësimet e gjykatësve ishin të karakterit të besueshëm. . Ai thotë se duhet të respektohen dispozitat për seanca jopublike të Këshillit gjyqësor.

Lexo po ashtu Nedellkova kërkon të përballet me Këshillin Gjyqësor para opinionit

Karaxhoski bën të ditur se ka patur ankesa të kandidatëve nga të gjitha gjykatat përveç asaj të Tetovës. Një pjesë e ankesave është pranuar, e një pjesë jo./Telegrafi/