Ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, do të nisë më 23 prill një apel drejt gjykatësve të Kombeve të Bashkuara për dënimin e tij me 40 vjet burgim.
Karaxhiq, 72 vjçar ishte dënuar më 2016 për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në masakrën e Srebrenicës më 1995.
Më shumë se 100,000 janë vrarë dhe rreth 2.2 milionë të tjerë janë detyruar të largohen me dhunë gjatë luftës në Bosnjë më 1992-1995.
Atij i ishte shqiptuar dënimi nga gjyqtarët e Tribunalit të Hagës, që është mbyllur edhe zyrtarisht në dhjetor të vitit të kaluar.
Presidenti i këtij tribunali, Theodor Meron, ka deklaruar në muajin shkurt se apelet do të shqyrtohen nga Mekanizmi për Tribunale Ndërkombëtare për Krime (MICT), transmeton Rel.
Prokurorët po ashtu janë duke apeluar dënimin e tij 40 vjeçar, duke kërkuar që të shtohet dënimi me burg.
Vendimi pritet të bëhet i ditur vitin e ardhshëm.