Site icon Telegrafi

Karateisti Herolind Nishevci fiton medaljen e artë në ‘Serie A Salzburg 2018’

(Foto: Facebook/KOK)

Vjen medalja e parë e artë në karate për vitin 2018. Herolind Nishevci ka fituar të artën në ‘Serie A Salzburg 2018’.

“Karateisti ynë deri te medalja në kategorinë +84 kg, mposhti gjashtë kundërshtarë, kurse në finale mundi holandezin, Daniell Lordy Tyrell.

“Në gjysmëfinale triumfoi ndaj serbit Bitovic. KOK përgëzon suksesin madhështor të Herolindit”, thuhet në njoftimin e KOK-në Facebook.

KOK i ka publikuar edhe disa fotografi të Nishevcit me medaljen e artë të fituar në ‘Serie A Salzburg 2018’.

Më tej thuhet se ai medaljen ua kushtoi trajnerëve, Shqipe Zogiani dhe Fehmi Mahalla.

Karateisti ynë arriti të kualifikohej në finale të kategorisë +84 kg, pasi arriti të mposhtte pesë kundërshtarë.

Ndërkaq, në finali arriti ta nënshtronte kundërshtarin serb, Slobodan Bitevic.

Herolind Nishevci është një karateist i suksesshëm në kategorinë +84 kilogramë. Në të kaluarën ai ka arritur të shpallet edhe Sportisti i vitit  nga Komiteti Olimpik i Kosovës. /Telegrafi/

 

Exit mobile version