Karateisti kosovar, Elhami Shabani ka debutuar me humbje në Lojërat Mesdhetare 2022 që po zhvillohen në Oran.
Shabani kishte një short të vështirë – pasi përball kishte kampionin olimpik, italianin, Luigi Busa, nga i cili edhe pësoi disfatë.
Ky ballafaqim u zhvillua në kategorinë -75 kg.
Medalisti ynë i bronztë i Evropës mund të garojë në repesazh, nëse Busa kualifikohet në finale.