Site icon Telegrafi

Karateistët larg medaljeve në botëror

Kampionati u zhvillua prej të enjtes deri të dielën, ndërsa u mbajt në Indonezi. Rezultatin më të mirë e arriti Adelina Rama që u rendit e shtata, shkruan sot Koha Ditore.

Rama shënoi fillimisht dy fitore, ndërsa më pas pësoi dy humbje për t’u renditur e shtata në kategorinë deri 68 kilogram për grupmoshën U-21. Në të vërtetë të gjithë karateistët kosovarë garuan në grupmoshën U-21. Fitoren e shijuan vetëm edhe Tahir Ajvazi e Orges Arifi.

Ajvazi shënoi dy fitore në kategorinë deri 84 kilogram, por u ndal në luftën e tretë. Arifi garoi në kategorinë deri 60 kilogram dhe humbi luftën e dytë, pas fitores në të parën.

Gresa Zhitia (-50 kg), Fortesa Orana (-61 kg), Diellza Dragusha (+68 kg), Blodin Pakashtica (-75 kg) u ndalën në luftërat e para. 

Exit mobile version