Site icon Telegrafi

Karateistët e Kosovës përgatiten në Tivar

Në këtë seminar pritet te marrin pjesë karateistët më të mirë nga shtetet e rajonit dhe me gjerë. Sipas FKK-së, më mbështetjen e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, konkretisht Departamentit të Sportit, për në Tivar do të udhëtojnë gjithsej 23 pjesëmarrës, shtatë seniorë, 10 juniorë dhe 2 kadetë si dhe katër trajner, njofton KP.

Pjesë të këtij udhëtimi do të jenë edhe gjashtë femra. Sipas FKK- se Ky kamp përgatitor do të jetë i rëndësisë së veçantë për pjesëmarrësit tonë, sepse me pas do të mbahet Kampionati Ndërkombëtar i Organizatës së Shotokanit dhe Shitoriu, derisa në fillim të tetorit në Burse të Turqisë mbahet Kampionati Evropian i Shotokanit.

Ja lista e pjesëmarrësve të zgjedhur për në Tivar:
1. Alvin Karaçi- Ippon Prishtinë
2. Herolind Nishevci-Ippon Prishtinë
3. Orges Arifi-Ippon Prishtinë
4. Blodin Pakashtica-Ippon Prishtinë
5. Elhami Shabani-Drita
6. Diellza Dragusha-Bardhoshi
7. Gresa Zhitija-Bardhoshi
8. Real Abazi –Bardhoshi
9. Adelina Rama- Fushë Kosova
10. Hana Shatri- Liria
11. Petrit Shatri-Liria
12. Fortesa Orana-Elita
13. Valdrin Rashiti-Elita
14. Ardit Halimi-Elita
15. Meriton Byqmeti-Elita
16. Bajram Bajrami-Fituesi
17. Argjend Berjani-Prishtinë
18. Adonis Sinidolli-Unsu
19. Elona Kolgeci- K Drini
20. Ylber Syla- Përzgjedhës
21. Shkelzen Shala-trajner i përfaqësueses
22. Isak Curri, trajner
23. Syejman Jetullahu, trajner.

/Kosovapress/Telegrafi/
 

Exit mobile version