Ndër karateistët më favorit është edhe Herolind Nishevci i Prishtinës, i cili vitin e kaluar e kishte zënë vendin e dytë në këtë turne. Ndërsa në një bisedë për Telegrafin, ai tha se shpreson që këtë vit ta fitojë medaljen e artë.
Kosovën do ta përfaqësojnë gjithsej 16 garues, të cilët të enjten në mëngjes do të nisen për në Turqi.
Kjo është një garë me renome botërore ku do të marrin pjesë më shumë se 50 shtete të botës me garues tejet cilësorë. /Telegrafi/