Telegrafi

Karateistët e Kosovës në Dubai

Në këtë turne i cili fillon më 31 janar e përfundon më 2 shkurt, do të marrin pjesë edhe karateistët kosovarë më të mirë në të dyja konkurrencat.

“Ky turne është ndër më të njohurit në botë ku marrin pjesë mbi 50 shtete të cilat përfaqësohen me kampion evropian e botëror. Kjo na bën të kuptojmë se kemi të bëjmë me një turne cilësor ku konkurrenca do të jetë vërtetë e madhe”.

“Përgatitjet shtatë-ditore që i kemi kryer dhe cilësia e garuesve tanë na bëjnë që turneun ta presim me optimizëm të madh dhe nuk dyshoj se do të kthehemi me rezultatet të mira, çfarë i kemi arritur edhe në turne të ndryshme në mbarë botën”.

“Ne në këtë turne marrim pjesë me karateistët më të mirë dhe natyrisht se presim rezultate pozitive”, tha përzgjedhësi Ylber Syla për Zërin.

Përfaqësuesja e Kosovës do të marrë pjesë me tetë garues, dy juniorë dhe gjashtë seniorë. Në konkurrencën e juniorëve ngjyrat e Kosovës do t’i mbrojnë Fortesa Orana (- 9 kg) dhe Orges Arifi (-60 kg), ndërkohë që në konkurrencën e seniorëve vendin tonë e përfaqësojnë: Herolind Nishevci (+84 kg), Alvin Karaçi (-84 kg), Elhami Shabani (-75 kg), Valdrin Rashiti (-67 kg), Gentiana Karpuzi (-61 kg) dhe Gresa Hyseni (+ 61 kg)./Telegrafi/