Telegrafi

Karateistët e Kosovës kërkojnë pikë Olimpike në Premier Ligën Tokio 2019

Përfaqësuesja e Kosovës në karate ka udhëtuar sot (e mërkurë) drejt Tokios së Japonisë.

Në Tokio të Japonisë nga 6-8 shtator të 2019 do të mbahet Karate 1 Premier Liga.

Kjo garë është shumë rëndësishme për pikë Olimpike të Tokyo 2020.

Lexo po ashtu Mposhtën serbët, spanjollët dhe francezët - studentët e Kosovës fitojnë medaljen e bronztë në karate  

Kosovën e përfaqësojnë garuesit gjithsej katër garues dhe trajneri Ylber Syla.

Alvin Karaqi (-84 kg), Herolind Nishevci (+84 kg), Elhami Shabani (-75 kg) dhe Fortesa Orana (+68 kg) janë garuesit e Kosovës.

Të gjithë garuesit janë duke ndjekur normën Olimpike. /Telegrafi/