Karateistët më të mirë të Ipponit të Prishtinës dhe Elitës së Gjilanit do ta përfaqësojnë Kosovën në turneun “Swiss Open Memorial Claude Sittinger”, që do të mbahet në Cyrih të Zvicrës.
Janë këta Orges Arifi, Herolind Nishevci, Alvin Karaqi dhe Fortesa Orana, të cilët do të mundohen që ta vazhdojnë serinë e sukseseve të karatesë kosovare në garat e ndryshme ndërkombëtare. Këta garues me shpenzime të veta do të garojnë në këtë turne.
Orges Arifi në luftën e pare do te ballafaqohet me garuesin algjerian Gouaich Sofiane. Ai do ta ketë mjaft të vështirë për shkak se do të garojë në një kategori më të rëndë (deri 61 kg).
Në këtë kategori janë paraqitur 13 garues cilësor, në mesin e tyre edhe nënkampioni botëror, turku Macar Tolga.
Fortesa Orana do të ndeshet me zviceranen Hilcenbeck Alicia. Në këtë kategori janë të regjistruara për pjesëmarrje 17 garuese nga shtete të ndryshme.
Herolind Nishevci në luftën e parë do të ndeshet me garuesin bullgar Zlatkov Tervel, ndërsa Karaqi do të ndeshet me zviceranin Weber Florian, raporton gazeta Zëri./Telegrafi/