Kampionati Botëror i Karatesë në Shotokan, ka nisur dje me garuesit në kategoritë e pionierëve, ndërsa sot ky botëror ka vazhduar me karateistët në kategorinë e kadetëve, derisa ajka e këtij botërori do të vazhdojë nesër me kategorinë e seniorëve, që është niveli më i lartë i këtij botërori.
Blerim Rexha, anëtar i Federatës së Karatesë së Kosovës (FKK), i ka thënë KosovaPress-it se është i kënaqur me rrjedhën e këtij botërori. Sipas tij, deri tash gjithçka po ecën ashtu siç ishte planifikuar. Ai thotë se numri i shteteve pjesëmarrës do të shkon deri në 45-të.
“Jemi jashtëzakonisht të kënaqur me rrjedhën e garave. Dje kemi filluar me kategoritë e pionierëve, sot kemi vazhduar më juniorët, dhe jemi jashtëzakonisht të kënaqur me formën që po shkon dhe organizimin. Salla ka dyshek me modern të aprovuar nga Federata e Botërore e Karatesë. Organizatorët dhe pjesëmarrësit e ndajnë mendimin e njëjtë dhe kjo gjë na gëzon shumë, sepse tregon seriozitetin në organizimin tonë në një ngjarje të tillë. Sot në ditën e dytë kemi mbi 35 shtete. Besoj se numri do të shkon deri në 40-45 shtete”, ka thënë Rexha.
Ai beson se gjithçka do të shkon ashtu siç e kërkon një garë e nivelit të tillë. Rexha thotë se Federata e Karatesë së Kosovës organizon sfidën më të madhe siç është Botërori në Shotokan, e që sipas tij, dikur ka qenë vetëm ëndërr.
“Do të shohim edhe nesër, por padyshim se kjo ka qenë sfida më e madh e organizimit teknik të një garë të tillë. Si federate e organizojmë sfidën më të madhe, mbajtën e një Kampionati Botëror, e që dikur as që kemi ëndërruar, ndërsa sot po e realizojmë, falë bashkëpunimit të mirë që kemi nga Ministrinë e Sportit, federatën dhe prej shoqërisë në përgjithësi dhe mendoj se i kemi realizuar objektivat tona”, theksoi Rexha.
Ai është i bindur se ky eveniment do të përfundojë në mënyrën më të mirë të mundshme. /KP/Telegrafi/