Site icon Telegrafi

Karaqi fiton medaljen e argjendet në Lisbonë

Sportisti kuqezi Alvin Karaqi i cili garoi në kategorinë deri 78 kg arriti të fitonte 4 ndeshje para se të ndalej në finale kampioni turk Ugur Aktas.

Fillimisht Alvin Karaqi sfidoi malazezin Milos Matovic, të cili e mposhti me 6-3 më pikë. Në ndeshjen pasardhëse, që ishte plot rivalitet Karaqit I mjaftoi vetëm një pikë ndaj maqedonasit Emir Kjosovoc, ndërsa sfidën e tretë e fitoi lehtësisht 6-0 ndaj ukrainasit Valerini Chobotar, transmeton ‘Supersport’.

Gjithcka u bë edhe më e vështirë për talentin shqiptar në gjysmëfinale, ku u përball me francezin Julien Caffaro FRA të cilin e kaloi më rezultatin 3-2.

Në finale Alvin Karaqi e pati të pamundur të përballonte turkun Aktas edhe për shkak të një carje të thellë në buzë, duke e humbur ndeshjen me rezultatin 4-0.

Gjithsesi, medalja e argjende konsiderohet një sukses i madh për Shqipërinë në një disiplinë të re sportive për vendin tonë. /KP/Telegrafi/ 

Exit mobile version