Theodoros Karaoglou, deputet i Demorkacisë së re në Parlamentin e Greqisë, thotë se do të kërkojnë votëbesim të Qeverisë Tsipras.
Në deklaratën e tij për radion e Agjencisë greke të lajmeve, Karaoglou thotë se kjo do të ndodh pak para se Marrëveshja e Prespës të del në Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Deputeti i opozitës greke thotë se votëbesimi i Tsipras është arma e tyre në Kuvend.
Ai shprehet se do të jenë në gjendje gatishmërie dhe pasi t’i sigurojnë të gjitha nënshkrimet e nevojshme, atëherë çdo kush do të jetë para përgjegjësisë./Telegrafi/