LSDM mbetet e hapur, do të jetë konstruktive dhe do të ofrojë mbështetje për vazhdimin e rrugës së Maqedonisë integruese, ndërsa zgjidhja e ofruar garanton realizueshmëri, tha nënkryetarja e LSDM-së, Fani Karanfilova-Panovska.
Ajo në “Kanal5” i bëri thirrje kryeministrit Hristijan Mickoski që pas kthimit nga Brukseli të thërrasë seancën e Kuvendit ku do të ndajë detajet e bisedimeve me liderët e BE-së, si dhe se në çfarë dhe mbështetje të kujt mund të llogarisim në procesin e integrimit në BE.