Yann Karamoh ka konfirmuar dhe është ofenduar në baza racore në barazimin ndërmjet Interit dhe Parmas (2-2).
Sulmuesi francez ia shënoi një gol të bukur skuadrës që e ka në pronësi dhe bëri një gjest të mirë duke mos e festuar golin në shenjë respekti për Nerazzurrët.
Ai e ka postuar golin në profilin e tij në Instagram, ndërsa nuk kanë munguar abuzimet në baza racore, ashtu që futbollisti ka vendosur ta publikojë këtë fakt.
“Dua ta ndaj këtë mesazh të papranueshëm me ju”, ka shkruar francezi 21-vjeçar në postimin e tij.
“Futbolli është një ëndërr për ne lojtarët dhe për ju tifozët, një pasion që bartet nga gjenerata në gjeneratë. Përkundër frustrimit tuaj, ky mesazh nuk duhet të ekzistojë”, ka thënë Karamoh. /Telegrafi/