Telegrafi

Karamoh: Goli ndaj Bolognas më i rëndësishmi në karrierë

Yann Karamoh duke festuar golin e fitores ndaj Bolognas (Getty Images)

Interi fitoi ndaj Bolognas me rezultat 2-1 në Serie A dhe foli i fitores erdhi nga Yann Karamoh.

Francezi pas ndeshjes tha se ky ishte goli më i rëndësishëm në karrierën e tij dhe se përfshirja në formacionin bazë është normale pas punës së madhe që ka bërë ai.

Lexo po ashtu Spalletti: Fillimi i sezonit na bëri me pritshmëri të mëdha, Karamoh bëri mirë

19-vjeçari u fut në lojë nga trajneri Luciano Spalletti në vend të Antonio Candrevas.

“Ky është goli më i rëndësishëm në karrierë”, ka thënë Karamoh për Sky Sport Italia.

“Është goli im i parë në Itali, erdhi gjatë një kohe delikate dhe që unë nuk luaja që një kohë. Shpresoj të luaj gjatë gjithë kohë, ashtu si të gjithë, por natyrisht që trajneri bën zgjedhjet e tij”.

“Ishte befasi të isha në formacion, por me përmirësimin në stërvitje dhe punë të madhe, është një hap natyral”, ka thënë Karamoh.

Vlen të theksohet se anësori ishte i përfshirë edhe te goli i parë i shënuar nga Eder. /Telegrafi/