Telegrafi

Karamoh: I emocionuar dhe i lumtur për debutimin (Video)

Anësori i Interi, Yann Karamoh, ka folur pas fitores ndaj Genoas me rezultat 1-0.

19-vjeçari befasoi të gjithë me paraqitjen në ata pak minuta sa ishte në fushë, duke treguar se ka një të ardhme të madhe para.

“Ishte një lojë e rëndësishme për ta fituar”, ka thënë Karamoh për Inter Channel.

“Një gol i rëndësishëm nga Danilo për klubin dhe skuadrën. Spalletti më foli pak frëngjisht dhe më tregoi çfarë të bëjë. Të merrja topin, të futsha në zonë dhe të ndihmoja skuadrën në sulm”.

“San Siro? I emocionuar dhe i lumtur që debutova”, ka thënë Karamoh.

Anësori është i huazuar nga Cean, por me të drejt blerje.

Pas fitores Interi renditet në vendin e tretë me 16 pikë, dy më pak se Napoli e Juventusi.

Ndeshja e ardhshme është ndaj Beneventos dhe me shumë mundësi Karamoh do ketë prapë minuta në dispozicion. /Telegrafi/