“Karamele” titullohet kënga më e re e Arbër Gjotës, të cilën e ka sjellë të realizuar me videoklip.
Është një këngë ritmike dashurie me një videoklip të pëlqyeshëm.
Irkenc Hyka e ka bërë muzikën e kësaj kënge, me tekst të Petro Xhorit.
Miksimi dhe masterizimi është realizuar nga Jojo Unix Production.
Ndërkaq, ana vizuale i është besuar videoproduksionit XL Films.
Vlen të theksohet se viti 2017 ka qenë viti i Arbër Gjotës sa u përket performancave në Rrafshin e Dukagjinit. Ai ka qenë këngëtari më i kërkuar gjatë këtij viti.
Ai e ka argëtuar publikun çdo natë në dasma, ahengje dhe mbrëmje të ndryshme muzikore duke arritur edhe rekord me numrin e evenimenteve muzikore. /Telegrafi/