Versioni më i ri i Asus Zenfone 3 Deluxe në moment të fundit e ka përditësuar procesorin e telefonit, për ta bërë atë edhe më të mirë.
Kjo për faktin se në panairin e Computex, Asus kishte thënë se telefoni i saj do të vijë me procesorin Snapdragon 820 SoC.
Por tani në eventin e lansimit zyrtar në Hong Kong, Asus Zenfone 3 Deluxe ka befasuar pasiqë është prezantuar me Snapdragon 821.
Kjo e bën Asus Zenfone 3 Deluxe telefonin e parë Android në botë që e ka procesorin më të ri të Qualcomm. Të trija variantet e Zenfone 2 Deluxe janë kompatibil me Google Daydream VR.
Secili version i këtij telefoni ofron ekranin me 5.7-inç në Full HD AMOLED, 23 MP f/2.0 Sony IMX318 sensor me OIS dhe laserin me auto-focus, kamerën frontale me 8 MP f/2.0 dhe skanerin për gjurmën e gishtave.
Por kjo nuk është e tëra sepse Asus Zenfone 3 Deluxe sjell edhe baterinë me 3,000 mAh me USB Type-C dhe USB 3.0.
Dallimi i vetëm mes modeleve të reja të Asus Zenfone 3 Deluxe është RAM memoria prej 256 GB/6 GB; 64 GB/6 GB; 32 GB/4 GB.