Funksioni i ri “Timelapse” në platformën popullore ofron pasqyrë se si ndryshimi i klimës, urbanizimi dhe shpyllëzimi kanë ndryshuar planetin në katër dekadat e fundit.
Krijuar me 24 milionë imazhe satelitore, së bashku me 800 video të edituara, kjo veçori u lejon përdoruesve të shohin “kohën që rrjedh” kudo në planet, duke përdorur të dhëna nga NASA, Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së dhe Koperniku.
We're unveiling a new dimension to Google Earth — time. Launched today with @nasaEarth @EU_Commission @USGS @esa, Timelapse in Google Earth provides a better understanding of Earth’s dynamic changes. Explore our changing planet: https://t.co/xz95CfPlaN pic.twitter.com/qsqWHsZ2at
— Google Earth (@googleearth) April 15, 2021
Ndryshimi i klimës po shkakton përmbytje më të shpeshta dhe më të forta, thatësira, stuhi dhe nxehtësi, ndërsa temperaturat mesatare globale rriten në rekorde të reja.
Mjeti “Timelapse” i Google Earth tregon ndryshimin e vijave bregdetare, zgjerimin e peizazheve urbane dhe tokës bujqësore, si dhe, në të njëjtën kohë, recesionin e akullnajave, pyjeve dhe lumenjve.
Një video tregon tranzicionin e shpejtë të pyjeve pranë Bolivisë në fshatra dhe ferma, shkaku kryesor i shpyllëzimeve në pyjet e Amazonës, ndërsa tjetra tregon recesionin e akullnajës Columbia në Alaskë, për shkak të ngrohjes globale, me sa 20 kilometra. /Telegrafi/