Wolfsburgu ka arritur fitore ndaj Real Madridit me rezultat 2-0.
Kjo ishte një fitore shumë e rëndësishme për gjermanët të cilët treguan një lojë shembullore, posaçërisht në pjesën e parë.
Goli i epërsisë erdhi nga Ricardo Rodriguez në minutën e 18-të, ndërsa goli i dytë nga Maximilian Arnold në minutën e 25-të.
Në pjesën e dytë Reali bëri maksimumin që të barazon rezultatin, por dështonin vazhdimisht të ishin konkret para portës kundërshtare.
Rasti më i mirë në 45 minutat e dytë ishte nga Andre Schurrle në minutën e 68-të, ku anësori gjerman gjuajte mbi portën e Keylor Navas.
Ndeshja e dytë në këtë çerekfinale luhet pas një jave në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/
1-0: Ricardo Rodriguez kalon Wolfsburgun në epërsi nga pika e bardhë.
Posted by Telegrafi Sport on Wednesday, 6 April 2016
2-0: Maximilian Arnold shënon ndaj Real Madridit.
Posted by Telegrafi Sport on Wednesday, 6 April 2016