Në triler-komedinë, “Mom and Dad” ngjarja ka të bëjë me ‘luftën’ ndërmjet fëmijëve dhe prindërve.
Nicolas Cage dhe Selma Blair luajnë rolin e prindërve normalë ndaj vajzës së tyre adoleshente dhe djalit, deri sa një ditë të gjithë prindërit në komunitetin e tyre hynë në një inat të çmendur të vrasjes kundër fëmijëve të tyre.
Në paraqitjen e shkurtë, shfaqen dy protagonistët duke i ndjekur fëmijët e tyre rreth shtëpisë me sytë e etur për gjak, duke përdorur thika, çekanë dhe pipëza saldimi, derisa fëmijët përpiqen t’u ikin dhe shpëtojnë, transmeton Klan Kosova.
Në këtë mënyrë, vajza tinejxhere dhe vëllai i saj i vogël duhet të shpëtojnë gjatë 24 orëve, kur histeria me origjinë të panjohur bën që prindërit të bëhen të dhunshëm ndaj fëmijëve të tyre.
Brian Taylor e ka bërë regjinë dhe e ka shkruar skenarin e këtij filmi.
Përveç dy aktorëve të përmendur, pjesë ekipit janë edhe Anne Winters, Lance Henriksen, Joseph D. Reitman, Rachel Melvin, Olivia Crocicchia, Lorena Diaz, Zackary Arthur e të tjerë.
“Mom and Dad” pritet të shfaqet në kinema më 19 janar të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/
https://youtu.be/CMIczuE9Hlo