Site icon Telegrafi

Karakamisheva: Vendimi i Ivanovit është plotësisht në pajtim me kushtetutën

Profesoresha universitare Tanja Karakamisheva-Jovanovska për vendimin e kryetarit Ivanvov të mos e mandatojë kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev, për të formuar qeverinë e re, thotë se është plotësisht në kuadër të kushtetutës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kryetari është i detyruar që funksionin e tij ta kryejë në pajtim me të gjithë rregullat e kushtetutës, jo vetëm në pajtim me dispozitat e funksionit të tij. Atë që e lexojë këto ditë nga ekspertë të afërt me LSDM-në, se kryetari nuk ka të drejtë të mos ia jep mandatin dhe se bëhet fjalë për formalitet, jep të kuptosh për moskuptim të kushtetutës nga ata”, deklaroi Karakamisheva.

Lexo po ashtu Ivanovi nuk do t’ia jep mandatin Zoran Zaevit

Ajo tha se është fakt që platforma shqiptare është përgatitur në një shtet tjetër dhe ka tendenca që të imponohet tek qytetarët e Maqedonisë./Telegrafi/

Exit mobile version