Telegrafi

Karakamisheva: Sikur të kishte zgjidhje brenda Kushtetutës, OBRM-PDUKM dhe BDI do të bashkëpunonin

Profesoresha universitare Tanja Karakamisheve, për TV Nova deklaroi se çdo deklaratë që jepet nga liderët e partive politike duhet të jetë e kujdesshme. Sipas saj, nuk ka pasur zgjidhje brenda Kushtetutës dhe për këtë arsye OBRM-PDUKM-ja dhe BDI-ja nuk arritën të gjejnë marrëveshje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nëse do të ishte aq e lehtë dhe aq e thjeshtë siç dëshiron Zoran Zaev të thotë se kanë gjetur zgjidhje të përbashkët në kuadër të ligjit dhe në pajtim me kushtetutën, mendoj se një zgjidhje të tillë do ta gjenin edhe partnerët e mëparshëm të koalicionit OBRM-PDUKM dhe BDI”, deklaroi Karakamisheva./Telegrafi/