Profesoresha universitare Tanja Karakamisheva ka deklaruar se realizimi i platformës së partive shqiptare paraqet aktin e fundit të një skenari të jashtëm shumëvjeçar. Sipas saj, me platformën e partive shqiptare synohet që pushteti t’i jepet Zoran Zaevit të LSDM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Akti i parë i këtij skenari ishte një shtet artificial të zhytur në krizë politikr, me qëllim që të dobësohen institucionet. Akti i dytë ishte mashtrimi i madh që Zoran Zaev në zgjedhje i’a bëri elektoratit shqiptarë përmes premtimeve të shumta, ndërsa akti i tretë është që përmes një platforme të palogjikshme të nënshkruar në Tiranë, të vijë në pushtet Zoran Zaevi”, tha mes tjerash Karakamisheva./Telegrafi/