Site icon Telegrafi

Karakamisheva: PSP ka treguar mosnjohje skandaloze të së drejtës

Prokuroria speciale publike (PSP) në këtë periudhë për fat të keq të juristëve dhe publikut, ka treguar mosnjohje skandaloze të së drejtës, ka theksuar profesoresha universitare Tatjana Karakamisheva në lajmet e TVNova, pasi që PSP ka kërkuar nga ish ministrja e brendshme, Gordana Jankuloska të dorëzojë dëshmi se nuk është fajtore në lëndën e njohur si “Fortesa”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Nëse e njohin të drejtën, kanë problem me qarkullimin politik të dispozitave juridike, sepse kërkohet diçka që nuk e ka në asnjë gjykatë – pala e akuzuar të dorëzojë dëshmi për pafajësi, kjo është maja e shtrembërimit të drejtësisë në Maqedoni”, thotë profesoresha.

Karakamisheva duke e kritikuar punën e PSP ka thënë se kjo gjykatë duhet ti mbrojë të drejtat e njeriut, të sigurojë zbatim unik të ligjit dhe akteve juridike, gjë që sigurohet përmes njohjes së Kushtetutës dhe ligjeve.

„Nuk mund të besoj se ka kaq zbrazëtira në njohuritë e këtyre prokurorëve special dhe se u është besuar të kryejnë aq punë të madhe. Me sa duket nuk mund ta gjejnë veten në tërë procedurën. Ndoshta i shkel koha dhe nuk e dinë se çfarë dërgojnë në opinion“, konsideron Karakamisheva.

Përndryshe Karakamisheva në opinion është e njohur si mbrojtëse e flaktë e politikave qeveritare, sidomos ato të OBRM-PDUKM./Telegrafi/

 

Exit mobile version