Profesoresha universitare Tanja Karakamisheva në rrjetet sociale ka reaguar duke thënë se nuk mund të sillet Ligji i gjuhëve pa debat për amendamentet e OBRM-PDUKM-së, e cila ka dorëzuar mbi 35 mijë të tillë.
Ajo më tej shkruan se nëse ligji sillet pa debat, shumica parlamentare do ta shkatërrojë demokracinë, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Nëse janë të vërteta shkrimet se LSDM është ngritur para BDI-së për ta sjellur ligjin antikushtetues, pa debat për amendamentet dhe se ka pranuar të votohet ligji si herën e parë, atëherë si grup i përgjithshëm i deputetëve duhet t’i vendosin kryq demokracisë”, shkruan Karakamisheva.
Sipas saj, për LSDM-në dhe BDI-në më të rëndësishme janë rrogat e larta dhe harxhimet e rrugës, se sa shteti i thyer dhe zhytja në borxhe të mëdha./Telegrafi/