Profesoresha universitare Tanja Karakamisheva, e cila njihet si mbështetëse e partisë më të madhe maqedonase, deklaroi se presidenti i shtetit Gjorge Ivanov, nuk e ka shkelur Kushtetutën kur i’a dorëzoi mandatin Nikolla Gruevskit, pasi sipas saj, neni 90 i Kushtetutës së Maqedonisë këtë e tregon shumë qartë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Neni 90, paragrafi 1, qartë precizon se fituesi i zgjedhjeve e merr mandatin për formim të Qeverisë, gjegjësisht personi i partisë apo koalicionit që ka më shumë mandate. Përveç kësaj nuk precizohet asgjë më tej. Unë mendoj se përsëri nëse nuk arrihet të sigurohet shumicë, zgjedhjet do të ishin zgjidhja më e mirë për të dalur nga kriza”, deklaroi mes tjerash Karamisheva./Telegrafi/