Telegrafi

Karakamisheva: Ligji ka për qëllim të kthejë kuadrin e PSP-së

Profesoresha dhe ish-anëtarja e Komisionit të Venedikut, Tanja Karakamisheva në debatin për Ligjin për Prokurorinë Publike thotë se ky ligj është imitim i ligjit të vitit 2007, i cili ka pasur vërejtje nga Komisioni i Venedikut.

Sipas saj, me këtë ligj nuk është qëllimi të sillen reforma në sistemin gjyqësor, por të vendosen kuadrot e PSP-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Fetai: Zyra e BE-së të përfshihet në përzgjedhjen e prokurorëve

“Mendoj se propozuesit e shfrytëzon këtë ligj që t’i kthejë kuadrot e PSP-së”, thotë Karakamisheva.

Ajo shton se ligji është kundër Kushtetutës dhe se me një version të tillë nuk duhet të miratohet, por të përpunohet në ligj të ri./Telegrafi/