Bullgaria mbështet integritetin territorial të Maqedonisë dhe është e gatshme të ndihmojë në zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë, deklaroi sot ministri bullgar i Mbrojtjes, Krasimir Karakachanov, pas takimit në Shkup me ministren e Mbrojtjes në Maqedonisë, Radmilla Sheqerinska.
“Këtë dua ta potencoj i vendosur me qëllim që të ndalojë spekulimet politike – e mbështesim edhe unitetin e shtetit edhe integritetin territorial të Maqedonisë. Nuk kemi probleme me emrin “Republika e Maqedonisë”, e njohim vendin nën emrin kushtetues. Jemi të gatshëm të ndihmojmë në zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë”, tha Karakachanov, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve për deklaratat e disa ekspertëve në Bullgari, të cilët porositën se Maqedonia duhet të ketë kujdes në bisedimet me Greqinë se çfarë emri do të zgjedhë, Karakachanov tha se çështja e emrit është kontest mes dy shteteve dhe nuk duhet të përzihet i treti.
Karakachanov dhe Sheqerinska potencuan se në takimi i sotëm mes tjerash është mbajtur për të treguar edhe marrëdhëniet dypalëshe mes këtyre dy vendeve./Telegrafi/