Ministri i Mbrojtjes i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov ka deklaruar se Zaev e Tsipras janë dakorduar për emrin, tashmë të përfolur, Republika Ilindenska Maqedonia.
Ai thotë se Bullgaria nuk ka pretendime për emrin Republika e Maqedonisë, por shprehet kundër tjetërsimit të historisë dhe përndjekjes së atyre që kanë ndjenja bullgare në Maqedoni.
Karakaçanov pohon se ka dëgjuar të flitet për propozimin e lartpërmendur, duke shtuar se ka dëgjuar edhe propozime si Vardarska, apo edhe e Veriut.
Për BTV, Karakaçanov thotë se megjithatë, Kryengritja e Ilindenit ishte një kryengritje bullgare./Telegrafi/