Zëvendëskryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov për Kanal 5 thotë se Bullgaria gjithmonë ka mbështetur Maqedoninë.
Ai thotë se Bullgaria ke vetëm një kusht, të ndalohet me falsifikimin e historisë bullgare dhe se kompromis me faktet në histori nuk duhet të bëhet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Karakaçanov shton se deklarata e kryetarit Pendarovski për Goce Dellçevin është e saktë. Ai në intervistë paralajmëroi se për Maqedoninë që në shtator mund të ketë lajme të mira.
Ndryshe, Bullgaria kushtëzon Maqedoninë e Veriut për disa figura që Maqedonia pretendon se janë të vetat. Kryeministri bullgar,, Boyko Borissov paralajmëroi veto për në BE nëse nuk arrihet marrëveshje mes komisioneve të historisë mes dy vendeve./Telegrafi/