Bullgaria këmbëngul që Republika e Maqedonisë Veriore të zbatojë Marrëveshjen e nënshkruar mbi Bashkëpunimin, Fqinjësinë e Mirë dhe Miqësinë, tha për (BNT) zv. kryeministri bullgar dhe Ministri i Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov.
“Bullgaria është vendi që gjithmonë e ka ndihmuar Maqedoninë. Ne ishim të parët që i njohëm, i ndihmuam financiarisht dhe i ndihmuam ushtarakisht gjatë embargos Jugosllave. Ne prisnim marrëdhënie kolegjiale, por morëm lojëra prapa skenave”, tha Karakaçanov, i cili është gjithashtu drejtuesi i partisë OBRM – Lëvizja Kombëtare Bullgare (OBRM-BND).
Siç raportohet nga “BGNES”, sipas tij, si në tërë historinë e saj 125-vjeçare, kështu edhe tani, partia OBRM “mbron Bullgarinë”.
“Është e rëndësishme të ndalohet praktikimi i gjuhës së urrejtjes”, shtoi Karakaçanov./Telegrafi/