Site icon Telegrafi

Karabeci pas transferimit te Prishtina: Dua vetëm titullin, Plisat më të zjarrtit

Mesfushori shqiptar, Erando Karabeci ka folur fjalët e para pas zyrtarizimit si lojtar i ri i kampionit aktual të Kosovës, Prishtinës.

Prishtina ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit Erdando Karabeci, i cili së fundmi luajti te kampioni i Shqipërisë, Teuta e Durrësit.

Karabeci ka fituar shumë trofe gjatë karrierës së pasur, ndërsa u shpall kampion në dy sezonet e fundit në Shqipërisë, fillimisht me Tiranën e pastaj me Teutën.

Lexo po ashtu Zyrtare: Erando Karabeci, lojtar i ri i Prishtinës

Mesfushori shqiptar pritet një gjë të tillë ta bëjë edhe me Prishtinën, pasi objektiv ka vetëm titullin, ndërsa premton paraqitje të mira.

32-vjeçari ka folur fjalë të mëdha edhe për tifozët e klubit “Plisat”.

“Po ndihem mjaft mirë, kam gjet një ambient të ngrohtë, fal klubit, stafit dhe bashkëlojtarëve. Pritshmëritë me klubin, dihen që objektiv është vetëm titulli, pasi Prishtina është skuadër që gjithmonë lufton vetëm për këtë objektiv, kurse pritshmëritë personale janë të jap maksimumin tim në çdo ndeshje për të arritur këtë objektiv tradicional dhe të përhershëm të klubit”.

“Për Plisat, kam njohuri që janë tifozët më të zjarrtë në vend dhe sigurisht prezenca e tyre është një mbështetje shumë e madhe për ne, shpresoj të jenë sa më të shumtë në stadiumet e Superligës së Kosovës” ka thënë Karabeci për faqen zyrtare të klubit. /Telegrafi/

Exit mobile version