Telegrafi

Karabeci dëshiron pikë kundër Austrisë

“Stërvitja e fundit shkoi mirë. U munduam të adaptoheshim sa më mirë me fushën për ta pasur më të lehtë për nesër (e mërkurë) gjatë ndeshjes. Skuadra gëzon një formë të mirë si dhe optimizmi mbizotëron tek të gjithë”, ka thënë Karabeci, i cili shënoi golin e fitores në ndeshjen e kaluar kundër Azerbajxhanit.

“Ndryshe nga ndeshja me Azerbajxhanin presioni nuk është mbi ne, por mbi ekipin Austriak dhe ne do mundohemi ta shfrytëzojmë sa më mirë këtë”.

“Kemi ardhur këtu me objektivin për të fituar pikë edhe pse Austria mundi Skocinë në një ndeshje që u dominua shumicën e lojës nga skocezët”, ka shtuar Karabeci.