Kosova pritet të pranohet edhe në FIFA pas anëtarësimit me të drejtat të plota në Federatën Evropiane të Futbollit.
Sot, në kryeqytetin meksikan, Mexico City do të mbahet kongresi i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA).
Një ndër pikat kryesore që do të diskutohet është edhe pranimi i futbollit të Kosovës, raporton Telegrafi.
Por, shtrohet pyetja sa vota i duhen Kosovës që të anëtarësohet në FIFA.
Kjo e fundit në gjirin e saj ka 208 anëtarë, e cila do të thotë se Kosovës i duhen 50 për qind të votave, gjegjësisht 105 vota.
Kujtojmë se javë më parë futbolli kosovar u pranua në UEFA në saje të 28 votave kundrejt 24 kundër dhe dy abstenimeve. /Telegrafi/