Site icon Telegrafi

Kaq udhëtarë janë transportuar me taksi në Maqedoni

Foto: Ilustrim

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS) me hulumtimin e taksi transportit janë përfshirë 2172 automjetet dhe 211 njësi raportuese, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në vitin 2016, me këtë numër automjetesh janë transportuar 27.621.000 udhëtarë, nga të cilët 23.761.000 janë nga transporti i brendshëm, kurse 3.860.000 nga transporti ndërkombëtar.

Me të njëjtin numër automjetesh, janë realizuar 61.817.000 kilometër, nga të cilat 51.759.000 kilometër nga transporti i brendshëm, ndërkaq 10.058.000 nga transporti ndërkombëtar./Telegrafi/

Exit mobile version