Në gjysmën e parë të këtij viti nga aeroporti i Shkupit dhe i Ohrit janë transportuar 1.008.435 udhëtarë, që nënkupton një rritje prej 22.5%, krahasuar me vitin e kaluar, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Veç e veç, nëpër aeroportin e Shkupit janë transportuar 933.130 udhëtarë, kurse nëpër aeroportin e Ohrit janë transportuar 75.305 udhëtarë.
Sipas cakut të fluturimit, qytetet ku më së shumti janë transportuar udhëtarë janë Munihu, Kelni, Roma, Geteborgu, Lubjana dhe Frankfurti./Telegrafi/