Site icon Telegrafi

Kaq turistë të huaj e vizituan Maqedoninë vitin e kaluar

Maqedonia vitin e kaluar në dhjetor ka regjistruar 42.101 turistë të cilët kanë realizuar bujtje 81.060 që do të thotë rritje prej 4.4% krahasuar me të njëjtin muaj nga vitin paraprak, përderisa numri i bujtjeve është zmadhuar për 4.7%, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave nga Enti shtetëror për Statistikë, numri i turistëve vendas në muajin dhjetor 2016, krahasuar me dhjetorin e 2015, është zvogëluar për 5.3%, kurse numri i turistëve të huaj është zmadhuar për 11.2%. Numri, përsëri, bujtjeve të turistëve vendas është zvogëluar për 4.6%, kurse numri i bujtjeve të turistëve të huaj është zmadhuar për 12.5%.

Në periudhën nga janari deri në muajin dhjetor 2016, krahasuar me vitin paraprak, numri i turistëve është zmadhuar për 5%. Te turistët vendas ka rritje për 4.8%, kurse te të huajt për 5.1%. Numri, përsëri, i bujtjeve ka shënuar rritje për 2.8% kurse te turistët vendas ka rritje për 3.6%, kurse te të huajt për 1.7%. /Telegrafi/

Exit mobile version