Sa shpesh e ndërroni sfungjerin e enëve? Ndoshta jo aq shpesh sa duhet.
Sipas një eksperti, ju po i lani enët me sendin më të ndotur në shtëpinë tuaj.
Sfungjerët, si dhe dërrasat e prerjes, shpesh quhen “baza të shumimit të baktereve”.
Një studim nga Universiteti i Furtwangen-it në Gjermani kohët e fundit zbuloi se një sfungjer kuzhine ka mbi 362 lloje të ndryshme bakteresh që jetojnë në të. Kjo do të thotë se mban më shumë baktere se kudo tjetër në shtëpinë tuaj – dhe E. Coli dhe salmonela janë vetëm dy nga ato që mund të jetojnë në të.
Kjo është veçanërisht shqetësuese sepse këto dy baktere janë të lidhura kryesisht me shkaktimin e helmimit nga ushqimi – dhe askush nuk dëshiron të rrezikojë t’i ketë aty ku hanë. Dhe pavarësisht se mendoni se pastrimi i sfungjerit tuaj do t’i largoj, nuk është aq e thjeshtë.
Një nga mënyrat më të lehta për të parandaluar grumbullimin e baktereve në sfungjerin tuaj është duke e lënë të thahet plotësisht për të shmangur lagështinë që mund të shkaktojë shumëfishimin e organizmave.
Pavarësisht se si përpiqeni ta pastroni, qoftë në mikrovalë, pjatalarëse apo duke e lagur në uthull, asnjë metodë nuk është plotësisht efektive.
Në vend të kësaj, mënyra më e mirë për të mbajtur larg bakteret është thjesht të zëvendësoni sfungjerin tuaj çdo javë ose dy.
Për të reduktuar mbetjet, ekspertët sugjeruan përdorimin e një lecke larëse për të pastruar sipërfaqet siç bëjnë në restorante. Në këtë mënyrë mund ta lani dhe ta përdorni sërish. /Telegrafi/