Maqedonia në nëntor të vitit 2016 ka harxhuar gjithsej 695.934 megavat orë energji elektrike, 33.459 milionë metra kub normale gaz natyror, 464.200 tonë qymyr dhe 97.561 tonë prodhime të naftës, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.
Sipas ESHS (Entit Shtetëror për Statistikë) në nëntor të vitit 2016, 79.8% nga energjia e harxhuar elektrike në vend është nga birime vendore, ndërsa 94.6% nga konsumi i përgjithshëm i qymyrit është shfrytëzuar për prodhim të rrymës. /Telegrafi/