Telegrafi

Kaq persona në Maqedoni ndoqën procesin arsimor në vitin e kaluar

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), në vitin 2016, gjithsej 150.111 qytetarë të Maqedonisë, të moshës 25 deri 64 vjeçare, kanë ndjekur arsim të kryer dhe mësim përjetshëm, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga ky numër, 53.6% janë meshkuj, kurse 46.4% janë femra. Personat që ndoqën arsim formal ishin 31.4%, kurse joformal, 81.7%.

Gjatë vitit 2016, 795.089 persona ishin përfshi në procesin e mësimit joformal, nga të cilët, 52% janë meshkuj, kurse 48% janë femra, ndërksa pjesëmarrje më të madhe kishin personat e moshës 25 deri 34 vjeçare./Telegrafi/