Site icon Telegrafi

Kaq persona janë paraqitur në KSHZ për të vërtetuar se nuk janë fiktiv

Sipas njoftimit më të ri, gjegjësisht deri më sot, në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, deri në ora 13 të ditës së sotme (05.08.2016), në KSHZ janë paraqitur gjithsej 2137 qytetarë, të cilët kanë vërtetuar se nuk janë votues fiktiv, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nga këto qytetarë, 817 prej tyre janë paraqitur në zyrat përkatëse lokale në komunat ku qytetarët banojnë, kurse 1320 janë paraqitur përmes aplikacionit në internet.

Gjithsej janë 39.502 presona që duhet të paraqiten, ndryshe KSHZ-a ka të drejtë t’i fshij nga lista zgjedhore. /Telegrafi/

Exit mobile version