Tifozët që planifikojnë të udhëtojnë për ta ndjekur ndeshjen e Kosovës kundër Ukrainës në Poloni, nuk do të përballen me bileta të shtrenjta.
“Dardanët” nuk duhet të paguajnë shtrenjtë për të ndjekur ndeshjen mes Kosovës dhe Ukrainës, e caktuar të zhvillohet në Poloni më 9 tetor.
Bileta më e lirë do të jetë 3.45 euro, kurse do të vazhdojnë me 8.64 euro, 9.50 euro deri tek ato “VIP” në çmim prej 20.73 euro, përcjell “Lajmi.net”.
Para këtij dueli, Kosova do të ndeshet me Kroacinë në Shkodër më 6 tetor.